“Ai është më i madh tani se kurrë më parë“, Trump nderon Charlie Kirk, e veja fal vrasësin

“Ai është më i madh tani se kurrë më parë“, Trump nderon Charlie Kirk, e veja fal vrasësin

Në Glendale, Arizona, dhjetëra mijëra mbështetës morën pjesë në shërbesën përkujtimore për aktivistin konservator Charlie Kirk, i vrarë 11 ditë më parë në një universitet në Utah. Presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të administratës e përshkruan Kirk si një figurë martire, duke premtuar se trashëgimia e tij do të jetojë. “Ai është më i madh tani se kurrë më parë. Dhe është i përjetshëm,” u shpreh Trump, duke njoftuar se do ta nderojë Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë. E veja e tij, Erika Kirk, emocionoi publikun me një fjalim të fuqishëm ku premtoi të marrë drejtimin e Turning Point USA dhe ofroi falje për autorin e dyshuar të vrasjes, Tyler Robinson. “E fal sepse këtë bëri Krishti,” tha ajo,...