Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mot me diell gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat
Ditën e sotme (22 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat minimale do të jenë 15 gradë celcius ndërsa ato maksimale do të regjistrohen në Shkodër 35 gradë celcius. /rtsh.al/