Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Deputeti i Lushnjës gjen shkakun e humbjes së PD: Na kanë lënë si fshat të Fierit
Saimir Korreshi, deputet i PD, anëtar i komisionit të kaluar parlamentar për reformën territoriale, tha se reforma aktuale territoriale nuk arriti uljen e shpenzimeve dhe të administratës, përkundrazi: “Sot ka më pak shërbime, por dyfishim të punonjësve. Korrupsioni është rritur dhe tarifat për shërbime administrative janë gjithnjë më të larta. Lejet e ndërtimit janë koncentruar, dhe kjo ka qenë një dështim.” Ai vuri në dyshim motivet e mazhorancës: “Nëse do të kishte një logjikë, do të ishte zgjedhur edhe Avokati i Popullit, por këta nuk kanë të ngopur. Këta do ta bëjnë hartën si të duan vet.” Korreshi pranoi se nevojitet një reformë e re, duke theksuar se në disa bashki si Lushnja, 75% e buxhetit shkon për paga, ndërsa qyteti po degradon për shkak...