Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Washingtoni sulmon aleatët: Njohja e Palestinës, shfaqje politike
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, shkruajnë mediat e huaja e ka quajtur këtë hap “për shfaqje” dhe jo një përpjekje të vërtetë për paqe. “Sfida e vërtetë nuk janë gjestet boshe, por diplomacia serioze. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe një paqe e qëndrueshme në rajon, e cila është e mundur vetëm në një realitet pa Hamasin”, ka deklaruar përfaqësuesi i administratës amerikane. Ky reagim vjen në një moment kur një pjesë e aleatëve perëndimorë të Washingtonit kanë marrë një hap të rëndësishëm simbolik drejt mbështetjes së shtetit palestinez, ndërsa lufta në...