Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Belinda Balluku në Delvinë, promovon një bar-kafe (VIDEO)
Numri dy i qeverisë ishte në Delvinë, ku zgjodhi të promovojë një lokal. Në faqen e saj në Facebook, Belinda Balluku publikon videon me të riun që punon në atë lokal. “Një ndalesë në Delvinë, në një prej bar/kafeve të qytetit, ku Armando, një i ri që punon dhe menaxhon këtë biznes, me shumë pasion shpjegon historinë e qytetit, ekspozuar në disa fotografi historike në muret e këtij biznesi të vogël”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Energjitikës.