Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Korçë/ Makina përplas motorin, raportohet për një të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit po dërgohet për mjekim në spital. Megjithatë ende nuk dihen shkakqet e plota të ngjarjes, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.