Raporti i OBSH-së: Shqipëria humb 22% të bluzave të bardha, Italia destinacioni kryesor i emigrimit

Raporti i OBSH-së: Shqipëria humb 22% të bluzave të bardha, Italia destinacioni kryesor i emigrimit

Një raport i fundit i OBSH-së tregon se Shqipëria ka humbur mbi 22% të mjekëve dhe infermierëve të saj për shkak të emigracionit drejt vendeve të tjera, me Italinë që mbetet destinacioni kryesor për bluzat e bardha shqiptare. Infermieret shqiptare zënë vendin e dytë në numrin e punonjësve në spitalet italiane, ndërsa mjekët renditen në vend të katërt mes profesionistëve të huaj. Raporti thekson se kjo largim masiv i personelit shëndetësor paraqet një sfidë të madhe për sistemin shëndetësor shqiptar, i cili po përballet me mungesa të theksuara dhe rrezikon qëndrueshmërinë e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, lëvizshmëria në Evropë po rritet me ritme të shpejta, duke rritur nevojën për politika që të mbajnë mjekët dhe infermierët në vendet e tyre të origjinës.