Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trafik kokaine në Rodos, arrestohen tre shqiptarë, sulmuan policinë greke gjatë aksionit (VIDEO)
Tre shqiptarë të moshës 28, 30 dhe 31 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Rodos. Ata akuzohen për trafik droge, dhunë ndaj policisë dhe qëndrim i paligjshëm në vend. Sipas mediave greke, 30-vjeçari i siguronte lëndën narkotike 28-vjeçarit, i cili më pas e shpërndante në doza të vogla te përdoruesit. Oficerët e policisë, gjatë kontrollit gjetën 806 gram kokainë si dhe një peshore elektronike precize. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë dhe në momentin e ndalimit nga policia, 28-vjeçari tentoi të arratisej duke përdorur dhunë, megjithatë u ndalua nga efektivët. Pas kontrolleve të kryera edhe në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël kanabisi e papërpunuar dhe 3 telefona celularë. Policia ka identifikuar edhe...