Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Theu arrestin shtëpiak, arrestohet Valter Bami. Po lëvizte me një vajzë në makinë, u pikas nga policia rrugore
Policia ka arrestuar Valter Bamin, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se i po shoqërohej nga një vajzë në momentin që u pikasën nga policia rrugore. Valter Bami së bashku me shoqëruesen, e cila po drejtonte makinën, u ndaluan tek rrethrrotullimi i luleve në Elbasan. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se personi që ndodhej në makinë ishte Valter Bami, i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Pas kësaj ai u shoqërua në Policinë e Elbasanit për të vijuar me procedurat e tjera. Valter Bami mbetet një nga personat e dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino. Top Channel