‘Jam në hasmëri, mos më vononi’/ Si ‘Rrugorja’ e Elbasanit arrestoi Valter Bamin pas një kontrolli të rastësishëm

‘Jam në hasmëri, mos më vononi’/ Si ‘Rrugorja’ e Elbasanit arrestoi Valter Bamin pas një kontrolli të rastësishëm

Valter Bami është arrestuar nga Policia, teksa ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ që kishte caktuar më herët Gjykata ndaj tij. Valter Bami, ndodhej në një makinë ‘Audi’ si pasagjer, teksa automjeti që drejtohej nga shtetasi me inicialet E.S, është ndaluar nga efektivët e Rrugores së Elbasanit gjatë një kontrolli rutinë. Bami u ka kërkuar punonjësve të Policisë të mos e vononin me kontrollin, pasi ishte në hasmëri. Pas identifikimit të plotë nga punonjësi i Policisë Rrugore të Elbasanit, Valter Bami është  shoqëruar për në Drejtorinë Vendore të Policis, së bashku me shtetasin me iniciale, E. S.. Valter Bami vëllai i Durim Bamit, i cili akuzohet për përfshirje në atentatin në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, i cili dyshohet...