Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Vangjush Dako kthehet në burg pas përmirësimit të shëndetit, dënimi mbaron më 27 shtator”
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është rikthyer sot në burgun e Durrësit, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Dako ishte shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive për shkak të problemeve shëndetësore, përfshirë aritminë, ankthin dhe herninë diskale. Sipas avokatit të tij, ai do të qëndrojë në burg vetëm për 6 ditë, pasi dënimi i tij prej 2 vjetësh e tetë muajsh për shpërdorim detyre përfundon më 27 shtator. Pjesën më të madhe të dënimit, Dako e ka kryer në arrest shtëpie. Ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për dy raste shpërdorimi detyre: miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku dokumentet u përpiluan dy vjet pas përfundimit të ndërtimit, dhe për një procedurë prokurimi për shërbim konsulence...