Tragjedi në Itali: Humb jetën 16-vjeçari shqiptar pas aksidentit me motoçikletë

Tragjedi në Itali: Humb jetën 16-vjeçari shqiptar pas aksidentit me motoçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Artogne, Itali, ku një 16-vjeçar shqiptar, Manuel Leti, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor. Adoleshenti po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar. Përplasja e parë e bëri të humbiste kontrollin, duke u përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, plagët e rënda në gjoks dhe bark i morën jetën të riut në vendngjarje. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.