Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos, rikthehet në qeli. Në burg do qëndrojë disa ditë
Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është larguar këtë të diel, 21 shtator, nga ambientet e Spitalit të Durrësit. Ai është rikthyer në qelinë e burgut, ku i kanë mbetur edhe 11 ditë për të përfunduar dënimin e tij. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Enkeleida Arapi. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit, ditën e martë, konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë më herët nga GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit. Në të njëjtën ditë, Dako ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe është shtruar në spital për kontroll mjekësor. Sipas përllogaritjeve zyrtare, Dakos i mbeten vetëm 11 ditë burg, pasi pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer në paraburgim dhe arrest shtëpie. Vendimi i formës...