Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ish kryebashkiaku i Durrësit lë spitalin, rikthehet në qeli. Ja sa ditë i kanë mbetur Vangjush Dakos për të ndenjur në burg
Pasi Apeli i GJKKO e dënoi përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka lënë ambientet e spitalit për t’u rikthyer në qeli. Pas disa ditëve qëndrim në spital për shkaqe shëndetësore, Policia ka shoqëruar Dakon në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij është përmirësuar. Sipas burimeve, ish kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve, atij i mbaron dënimi më 27 shtator, ndërsa pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor...