Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara per kryebashkiak Alimehmeti hap rrugën për kandidim opozitar në Tiranë: “Koalicioni dhe konsensusi janë thelbësorë”
Demokratët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë prej muajsh shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkak të mungesës së tij të gjatë në detyrë. Sipas tyre, procesi është i vonuar, pasi një peticion zyrtar për këtë çështje është dorëzuar prej tre muajsh. Ndërkohë, Ilir Alimehmeti, këshilltar dhe figurë e njohur opozitare, ka ngritur shqetësimin se mënyra se si po kryhet ky proces, me ndërhyrjen direkte të kryeministrit Edi Rama, përbën një shkelje të hapur të ligjit. Ai thekson se Veliaj duhet të ketë të drejtën të dëgjohet në mbledhjen e së martës në Këshillin Bashkiak. “Ligji duhet respektuar. Çdo proces shkarkimi duhet të ndjekë rrugën institucionale dhe Veliaj ka të drejtë të mbrohet,” deklaroi Alimehmeti. Pavarësisht kritikave për ndërhyrjen e mazhorancës, Alimehmeti nuk kurseu as...