Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit në rrezik, Lulzim Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës dhe i dërgon mesazhin e fortë…
Blerje votash dhe shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet me krimin. Me këto akuza të rënda është depozituar kallëzimi penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kandidatit të Sali Berishës në Qarkun e Durrësit, ish-prokurorit të lidhur me krimin Arjan Ndoja. Padia është depozituar nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës këtë të mërkurë, të cilët kërkojnë hetim nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe kanosje apo dhunim i pjesëmarrësit në zgjedhje. Në padi Koalicioni Euroatlantik citon të dhëna të të mbledhura nga kandidatët e tij dhe banorë të zonës, sipas të cilëve Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si dhe ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin...