Presidenti Trump kritikon BE-në për Rusinë: Të ndalet blerja e naftës ruse

Presidenti Trump kritikon BE-në për Rusinë: Të ndalet blerja e naftës ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh kritik për vendet e Bashkimit Europian që vazhdojnë, sipas tij, të importojnë naftë nga Rusia, e cila përmes luftës në Ukrainë rrezikon sigurinë e unionit, siç u shpreh ai në një fjalim në Mount Vernon, në Virxhinia. “Europianët po blejnë naftë nga Rusia. Kjo nuk duhej të ndodhte. Nuk do të ndodhë edhe shumë gjatë. Ata duhet të ndalojnë blerjen e naftës ruse”. Trump sheh si zgjidhje reduktimin e çmimit të naftës në tregjet globale, si mundësi për të ndalur disa konflikte në botë. Presidenti amerikan shprehu edhe zhgënjim nga Vladimir Putin, që s’ka ndërmarrë ende asnjë hap për fundin e luftës në Ukrainë. “Unë kam marrëdhënie të mirë me presidentin Putin. U zhgënjeva prej tij, por s’kam ç’të...