Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zelensky sanksionon pro-rusët në Moldavi: Një javë para zgjedhjeve, Kievi “ndëshkon” miqtë e Moskës
Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vendosur sanksione kundër politikanëve pro rusë në vendin fqinj. ”Masat ndëshkuese u drejtuan kundër njerëzve që destabilizojnë Moldavinë në interes të Moskës”, tha Zelensky në një mesazh video. “Ukraina mbështet Moldavinë dhe ne jemi të interesuar për stabilitetin e fqinjit tonë dhe për suksesin e Moldavisë”, pohoi ai. Lista me 11 emra përfshin edhe Evghenia Gutul, guvernatoren e rajonit autonom të Gagauzisë në Moldavi. Ajo është caktuar nga Moska për t’iu kundërvënë presidentes moldave pro evropiane Maia Sandu. Sanksionet janë më shumë simbolike sesa praktike dhe ato nënkuptojnë se këta individë nuk lejohen të angazhohen në aktivitete ekonomike në Ukrainë. Forcat pro evropiane dhe pro ruse kanë kohë që debatojnë mbi kursin që...