Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbron sanksionet e propozuara ndaj Izraelit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sanksionet e gjera që autoriteti i saj propozoi ndaj Izraelit këtë javë, në përgjigje të operacioneve të tij ushtarake në Rripin e Gazës. Në një intervistë me shkrim për LENA-n (Leading European Newspaper Alliance), ku përfshihet edhe gazeta gjermane ”Welt am Sonntag”, ajo tha se e dinte që sulmet mizore të udhëhequra nga Hamasi në tetor 2023 e kishin tronditur Izraelin në thelb. “Por, zhvillimet e fundit janë veçanërisht shqetësuese, me një zi buke të shkaktuar nga njeriu dhe tharjen financiare të Autoritetit Palestinez”, tha ajo në komentet e publikuara të dielën. Von der Leyen theksoi se zgjidhja me dy shtete, e cila parashikon një shtet palestinez që bashkëjeton në mënyrë paqësore me Izraelin, është...