Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kremlini: Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon
                            Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon. “Qëllimi i Perëndimit për të vazhduar të ushtrojë presion mbi Rusinë në çfarëdo mënyre nuk është i favorshëm për një zgjidhje në Ukrainë”, paralajmëroi Peskov, i cituar nga RIA Novosti. Më pas, ai theksoi se Putin është i gatshëm të negociojë dhe “planifikon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në këtë rrugë”. “Putin, ashtu si Donald Trump është i interesuar dhe i hapur për ta udhëhequr të gjithë çështjen ukrainase drejt një zgjidhjeje paqësore”, shtoi ai.