Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Studioi për 14 orë rresht, nxënësi 11-vjeçar shtrohet në spital
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, ku një djalë 11-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, pasi studioi pa pushim për 14 orë rresht. Sipas mjekëve, ai u diagnostikua me hiperventilim dhe çrregullime të rënda të frymëmarrjes. Djali kishte kaluar gjithë ditën duke mësuar pa asnjë ndërprerje, derisa në mbrëmje nisi të ndiente mpirje në gjymtyrë, marrje mendsh dhe më pas filluan edhe spazma muskulore. Gjendja e tij u përkeqësua shpejt, me frymëmarrje të përshpejtuar, duke bërë që mjekët t’i administrojnë oksigjenoterapi. Fatmirësisht, gjendja e tij u stabilizua, por mjekët kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve të tilla në Kinë, si pasojë e stresit të lartë akademik te fëmijët. /vizionplus.tv In China, a schoolboy hospitalized over “homework” An 11-year-old boy named Liangliang...