Kryetarë komunash në Francë do ta vendosin flamurin palestinez, në shpërputhje me urdhrin e Qeverisë

Kryetarë komunash në Francë do ta vendosin flamurin palestinez, në shpërputhje me urdhrin e Qeverisë

Një grua mban një flamur palestinez gjatë një tubimi propalestinez në sheshin e Republikës në Paris, 17 shtator 2025. Kryetarët e disa qyteteve në Francë synojnë ta vendosin flamurin palestinez në ndërtesat e bashkive të tyre, duke e shpërfillur urdhrin e Qeverisë, teksa Franca po përgatitet ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nuk është e qartë se sa qytete do t’i bashkohen kësaj nisme të hënën, pas thirrjes së liderit socialist, Olivier Faure, për ta ngritur flamurin palestinez, pavarësisht paralajmërimeve nga Ministria e Brendshme kundër këtij veprimi. Franca është vendi me popullsinë më të madhe hebre edhe myslimane në Evropë. Por, thirrja e Faures ka marrë hov, pasi flamujt palestinezë janë bërë gjithnjë e më të pranishëm në...