Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Papa Leoni XIV nga Vatikani: Qeveritë nuk duhet ta shdërrojnë pasurinë në armë, që shkatërrojnë popujt
Në meshën që kryesoi sot, më 21 shtator, në famullinë e Shën Anës, në Vatikan, Papa theksoi se paratë nuk duhet të përdoren kundër njerëzimit, por për të mirën e përbashkët. Inkurajoi të “ecim me shpresë në një kohë të kërcënuar seriozisht nga lufta”, të karakterizuar nga drama e popujve të tërë, që “sot shtypen nga dhuna dhe, akoma më shumë, nga indiferenca e paturpshme”. Ndërmjet bashkëkremtuesve, augustiniani Gioele Schiavella, ish-famullitar, që sapo mbushi 103 vjeç Nga famullia e Shën Anës në Vatikan, në kufi ndërmjet Vatikanit dhe Romës, Papa Leoni XIV bëri thirrje të mos i nënshtrohemi mendësisë së kësaj kohe “të kërcënuar seriozisht nga lufta”. Fjalët e tij në homelinë e meshës së kremtuar sot, më 21 shtator, në kishën e vogël, për...