FOTO/ Firmoset binjakëzimi mes Mirditës dhe Pezinokut të Sllovakisë. Mëlyshi: Ja 4 fushat e bashkëpunimit

FOTO/ Firmoset binjakëzimi mes Mirditës dhe Pezinokut të Sllovakisë. Mëlyshi: Ja 4 fushat e bashkëpunimit

Promovimi i projekteve të përbashkëta në fushën prodhuese,  arsimit, kulturës dhe traditave folklorike respektove janë katër fushat që Mirdita do të ndjekë modelin e Pezinokut të Sllovakisë. Kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Mëlyshi dhe homologu i tij sllovak, Roman Mács nënshkruan së fundmi Memorandumin e i binjakëzimit ndërmjet Bashkisë së Mirditës dhe Bashkisë së distriktit Pezinok. “Në Pezinok të Sllovakisë u mbajt Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të binjakëzimit ndërmjet Bashkisë së Mirditës dhe Bashkisë së distriktit Pezinok, nga Kryetarët e Bashkive respektive Z. Albert Mëlyshi dhe Z. Roman Mács, në prezencën e Ambasadorit të RSH në Bratislavë Z. Arten Hanku, Ambasadorit të Sllovakisë në Tiranë Z. Albin Otruba dhe Presidentit të Rajonit të Bratislavës, Z. Juraj Droba. Ky binjakëzim, i cili u kurorëzua...