Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Metoda” godet në Tiranë një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë
Policia e Shteti ka bërë publik në mediat sociale se në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Metoda”, i cili siç mësohet ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor...