Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë
Zv. Presidentja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, ka denoncuar mungesën e shkollave dhe kopshteve publike në zonën e Astirit, ku jetojnë rreth 70 mijë banorë. Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho theksoi se fëmijët edhe këtë vit të ri shkollor janë shpërndarë në shkolla të tjera të Tiranës, duke humbur orë të tëra në trafik dhe duke detyruar prindërit të mbajnë shpenzime shtesë për transport, shkolla private apo programe pas mësimit. Xhixho shkruan se situata tregon se arsimi nuk është prioritet i qeverisë dhe shumë familje mbeten të detyruara të kërkojnë alternativa private për fëmijët e tyre. Reagimi Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje...