Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mafiozi turk u vra për një video erotike, zbardhet dinamika e ngjarjes! Shqiptari e goditi 30 herë me thikë…(EMRAT)
vendngjarje-foto e viktimes ITALI- Janë bërë publik emrat e tre personave, të cilët akuzohen se vranë 62-vjeçarin turk, Hayati Aroyo në korrik të këtij viti, ndërsa janë zbuluar detaje të tjera tronditëse. "Kisha frikë se mos ndieja mëshirë, por nuk ndjeva. E bëra për të parë nëse ata ndienin diçka, por asgjë." Këto janë fjalët e Valentina Peroni, 36-vjeç, gruas së arrestuar për vrasjen e Hayati Aroyo, burrit italo-turk të vrarë në një apartament në Sesto San Giovanni, i cili më pas u dogj pas krimit. Sipas mediave italiane, në pranga u vunë Valentina Peroni, 36-vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini, 38-vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni, 33-vjeç, shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit. Policia italiane arrestoi Elvis Simonin ndërsa planifikonte arratisjen drejt Kroacisë....