Udhëheqësi Ram gati shkarkimin e Diellës pasi i parashikoi fatin

Udhëheqësi Ram gati shkarkimin e Diellës pasi i parashikoi fatin

Ilir DAKO Udhëheqësi Ram e ndau mendjen. Shqipëria do të bëhet me ministër dixhital. Lajmëroi Karçanin dhe i dha urdhër të vishte misionaren Lindë si malësore nga Zadrima e Shkodrës dhe të bënte një video prezantimi. Karçani pasi e mbaroi i nisi mesazh udhëheqësit duke i thënë që detyra e tij ishte zbatuar plotësisht. Pasi  ja solli  në zyrë kompjuterin me Diellën brenda, Udhwheqwsi i bëri shënjë me kokë që të largohej  Karçanit, hapi kompjuterin dhe klikoi direkt ikonën ku ishte fshehur Diella. Ministrja e tij feksi rrezëllitëse para Udhëheqësit, duke e mahnitur me bukurinë e saj. Udhëheqësi Ram përkëdheli pajisjen si të ishte një mace e butë, klikoi ikonën e fshehur dhe u shfaq Diella – një hologram me zë mekanik dhe pamje të...