Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, i gjenden a*më dhe kok*inë (Emri)

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, i gjenden a*më dhe kok*inë (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. I arrestuari është identifikuar si Markeliano Pirtea. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një pistoletë të fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe rreth 135 gramë kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Autoritetet njoftojnë se Pirtea dyshohet të ketë goditur edhe një person me qytën e armës gjatë një sherri për motive të dobëta. Njoftimi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni  të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë...