Komisionet e reja/ Peleshi thërret Konferencën e Kryetarëve, opozita në rezistencë drejt Kushtetuteses

Komisionet e reja/ Peleshi thërret Konferencën e Kryetarëve, opozita në rezistencë drejt Kushtetuteses

kuvendi i shqiperise TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur nesër në një takim krerët e grupeve parlamentare. Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Konferencës së Kryetarëve nesër në orën 11:00 me rendin e ditës “Miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi opozita depozitoi një kërkesë zyrtare ku kërkonte dorëheqjen e kryeparlamentarit me pretendimin për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama. Por, çfarë pritet të ndodhë? Deri më tani opozita ka bojkotuar seanca, votime dhe miratime, teksa mazhoranca votoi e...