Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacioni “Kombinimi” në Tiranë, 35-vjeçari kapet me armë, municion dhe kokainë
Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit të koduar “Kombinimi”, u arrestua një 35-vjeçar, i cili mbante në banesë armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi kokaine të ndarë në doza, gati për shitje. Ai akuzohet gjithashtu për dhunë ndaj një shtetasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Njoftimi i Policise Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim...