Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Me tanke në rrugë/ Serbia mban paradë ushtarake, në kohën e protestave antiqeveritare
Në Beograd u zhvillua paradë ushtarake, ndërsa në vend po vazhdojnë protestat masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja tragjike e 16 personave në një aksident në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Parada u mbajt nën vëzhgimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe në të morën pjesë mijëra ushtarë dhe armatime të ndryshme, duke përfshirë autoblinda, avionë luftarakë MiG-29, bombardues “Shqiponja”, avionë transportues “Supergaleb” dhe stërvitorë “Lasta”. Në fund të paradës, anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen edhe një kërcim me parashutë. Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë, zyrtarët serbë mohuan që kjo paradë të ketë pasur motive politike, duke pasur për të sloganin “Forca e Unitetit”. Një grup qytetarësh, të thirrur nga studentët protestues, u mblodhën për të shprehur mbështetje ndaj ushtrisë,...