Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD drejt Kushtetueses/ Opozita kërkon shkarkimin e tij, Peleshi i thërret nesër në mbledhje për plotësimin e…
Ende pa u zbutur irritimi i demokratëve ndaj mazhorancës e cila miratoi e vetme komisionet e reja parlamentare, kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare, me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Konferencës së Kryetarëve nesër në orën 11:00 me rendin e ditës “Miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Kjo lëvizje pritet të rikthejë debatet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila me gjasë nuk do t’i dërgojë emrat nga radhët e saj pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të rregullores së Kuvendit që çoi në ndarjen 7 me 4...