Zjarr në pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë, alarm për trashëgiminë natyrore

Zjarr në pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë, alarm për trashëgiminë natyrore

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë pyjet e zonës së Baldushkut, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi lokale. Flakët, që nisën në orët e para të mëngjesit të së shtunës, janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe bimësi autoktone. Mes dëmeve më të rënda janë dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë, të cilët përfaqësojnë jo vetëm një vlerë ekonomike për banorët, por edhe një trashëgimi të rrallë natyrore dhe kulturore për zonën. Banorët lokalë kanë raportuar se disa prej pemëve të djegura datojnë mbi 150 vjet, duke qenë pjesë e historisë bujqësore të Baldushkut. Terreni i thyer dhe mungesa e mjeteve të specializuara kanë vështirësuar ndërhyrjen e...