‘1 milionë dollarë’, Trump prezanton kartën e re për të hyrë në SHBA

‘1 milionë dollarë’, Trump prezanton kartën e re për të hyrë në SHBA

NEW YORK –Të pasurit do të kenë dyer të hapura në SHBA. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, prezantoi versionin e ri të shumëpërfolur të “Gold card”, një pasaporte hyrjeje e shpejtë me vlerë një milion dollarë, që i mundëson qytetarëve të huaj të pasur të jetojnë dhe punojnë në SHBA. Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, i cili ishte i pranishëm në Zyrën Ovale me Trump kur u prezantua, e përshkroi programin e vizave si një mënyrë për të rritur investimet dhe të ardhurat. Lutnick tha se kjo lëvizje e re për emigracion mund të gjenerojë 100 miliardë dollarë, shifër që Trump sugjeroi se mund të përdoret për uljen e taksave dhe zvogëlimin e borxhit publik. “Nga tani e tutje – njoftoi ai –...