Klani Çela-Çopja me ‘një këmbë’ në Paraguai, biznesmeni Diego Benitez u kaloi drogën me kanaçet me bojë

Klani Çela-Çopja me ‘një këmbë’ në Paraguai, biznesmeni Diego Benitez u kaloi drogën me kanaçet me bojë

anëtarët e grupit TIRANË-Një nga klanet më me ndikim shqiptar në trafikun e kokainës në shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut në Evropë u shemb muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë anëtarëve të saj kryesorë në të gjithë Shqipërinë, Belgjikën dhe Republikën Dominikane. Revista Cars&Caretas, i ka kushtuar një artikull të gjatë lidhjeve të grupit nga Elbasani me trafikun e kokainës nga Bolivia dhe Paraguai. Revista shkruan se drejtuesi kryesor i organizatës ishte Franc Çopja dhe pas tij vinin dy vëllezërit Ervis Çela dhe Ardian Çela, të cilët kishin krijuar lidhje të forta në Paraguai. Në artikull thuhet se biznesmeni Diego Benitez ishte personi i besuar i klanit Çela-Çapja për trafikun e kokainës. Benitez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia, i arrestuar aktualisht nga drejtësia paraguajane në Dubai, përdorte...