Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia
Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të rëndësishme të investimit privat, në dekadën e fundit, bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar sidomos në nivel shtetëror, me shumë marrëveshje të nënshkruara pas vitit 2015.Në muajin mars të këtij viti, ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Busso, dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Albana Koçiu, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MM) për të avancuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.Marrëveshja përfshin bashkëpunimin midis ministrive të shëndetësisë të vendeve për zhvillimin e projekteve mjekësore, nxitjen e inovacionit dixhital në shëndetësi, rritjen e gatishmërisë për emergjenca, shkëmbimin e njohurive në lidhje me kujdesin për viktimat masive dhe të drejtat e pacientëve, si dhe mësimin e ndërsjellë nga përvojat e tyre përkatëse në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.Si...