Mbrojtja e të dhënave personale; Kujdes kanë filluar gjobat e larta, rrezikoni deri në 20 mln euro!

Mbrojtja e të dhënave personale; Kujdes kanë filluar gjobat e larta, rrezikoni deri në 20 mln euro!

Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili në përafrim të plotë me direktivën e BE-së, parashikon një sërë risish dhe detyrimesh për subjektet kontrolluese dhe përpunuese. Po kështu, parashikon masa administrative deri në 20 milionë euro. Por, teksa po punohet me grupe interesi për t’i mirinformuar, paralelisht kanë filluar gjobat e para. Katër vendime në korrik-gusht kanë ndëshkuar me 47 mijë euro katër subjekte ndër të tjera: dy klinika dentare, një parti politike dhe një institucion shtetëror. Subjekte të këtij ligji si përpunues apo kontrollues pohojnë se pavarësisht aspekteve pozitive që sjell ligji, ai mbetet ende i ri dhe duhet të ketë një fazë paralajmërimi përpara ndëshkimit duke i dhënë mundësi për...