Rusia shkeli hapësira ajrore, Estonia: Moska po na provokon

Rusia shkeli hapësira ajrore, Estonia: Moska po na provokon

FOTO ILUSTRUESE ESTONI- Estonia e ka cilësuar si provokim nga Rusia, pasi avionët rus shkelën hapësirën e saj ajrore. Ministri i Estonisë, Hanno Pevkur ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, është një mesazh i dërguar Perëndimit, dhe vlen të diskutohet se si do të mbrohen.  “Provokimet në rritje të Rusisë kundër shteteve të NATO-s janë pjesë e një strategjie që synon t’i dërgojë një mesazh Perëndimit: se përparësia e saj duhet të jetë diskutimi se si të mbrohet, në vend që të mendojë për mbështetjen e Ukrainës”, -tha sot Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur. Pevkur shtoi se reagimi i shpejtë i NATO-s tregoi nivelin e lartë të përgatitjes së Aleancës dhe gatishmërinë e saj për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion...