Sulm kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

Sulm kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

Bota E Shtunë, 20 Shtator 2025 20:41 Një sulm kibernetik ka shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës, duke prekur sot funksionimin normal të fluturimeve. Mes aeroporteve të goditura janë London Heathrow, Brukseli dhe Berlini, ku qindra udhëtime u vonuan ose u anuluan. Në shënjestër ka qenë softueri i Collins Aerospace, kompani e grupit RTX që furnizon sisteme regjistrimi dhe hipjeje për shumë linja ajrore. Për shkak të ndërprerjeve, regjistrimi i pasagjerëve u krye manualisht, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vonesa të mëdha. Vetëm në Bruksel, deri në mesditë u raportuan 10 anulime dhe 15 vonesa mbi një orë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se gjysma e fluturimeve të së dielës, 21 shtator, do të anulohen për të shmangur radhët e...