Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëfimi tronditës i një nëne: ChatGPT i mori jetën vajzës sime! E përdorte AI si terapist, por…
Një 29-vjeçare nga Washington DC i ka dhënë fund jetës në fillim të këtij viti, pasi kishte përdorur për muaj të tërë një chatbot të inteligjencës artificiale si “terapist virtual”, pa dijeninë e familjes apo të terapistit të saj real. Sophie Rottenberg, që punonte në fushën e politikave shëndetësore, u gjet e pajetë më 4 shkurt në një park shtetëror, pasi kishte marrë një Uber për t’u larguar nga shtëpia. Ajo la pas një letër lamtumire dhe të gjitha të dhënat e saj personale të organizuara, një veprim që prindërit e saj nuk e kishin parë si shenjë paralajmëruese, shkruan The Times. Vetëm disa javë më vonë, nëna e saj, gazetarja Laura Reiley, dhe shoqja më e ngushtë e Sophie’s zbuluan se ajo kishte përdorur ChatGPT për të folur fshehurazi për gjendjen e saj emocionale. Në bisedat e ruajtura në laptopin e saj, Sophie kishte biseduar...