Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Banorët në protestë për mungesën e ujit pas shembjes së pusit në Varibop të Fierit/ Ujësjellësi: Po punojmë për riparimin
Në fshatin Varibop të Fierit, rreth 700 familje janë pa ujë të pijshëm prej katër ditësh. Shkak është shembja e pusit kryesor që furnizon depon e zonës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier ka njoftuar prej 16 shtatorit se po punon për riparimin e defektit mjaft te rende ne Varibop. Ndërsa konfirmoi se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e pusit. Për shkak të mungesës së ujit, paraditen e së shtunës, banorët e Varibopit protestuan dhe bllokuan për disa minuta rrugën që lidh fshatin e tyre me autostradën Levan–Tepelenë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme. ‘Kemi 4- 5 ditë që nuk kemi ujë’, tha banori. ‘Janë 5 puse ku pinë ujë Patosi ndërsa Varibop është pa ujë’, tha ai. ‘Unë të pijshëm po kërkojmë’, tha një banor tjetër. Ndërmarrja përmes njoftimit kërkon mirëkuptimin e banorëve, duke...