Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prindër kujdes! Çfarë paralajmëron zhurma në zemrën e fëmijës?
Sëmundjet e zemrës te fëmijët janë një sëmundje shëndetësore që po shtohen jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri. Që në muajt e parë të jetës, prindërit mund të dëgjojnë pranë kraharorit të fëmijës një zhurmë që vjen nga mosfunksionimi i duhur i zemrës, për t’u drejtuar më pas te mjeku specialist. Sipas statistikave 8 në 1000 fëmijë shfaqin probleme në zemër. Këto shifra janë në rritje, ndikuar nga shumë faktorë por trashëgimia dhe pakujdesia e nënave në shtatëzëni dhe pas saj shihen si faktorët kryesor. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, kardiokirurg pediatër Prof. Dr. Arben Baboçi, nga Poliklinika Barleti, shpjegoi sesi prindërit mund të vënë re nëse fëmijët e tyre kanë probleme fillestare në zemër....