Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, FOTOT e viktimave
Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 32- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet. Siç u raportua 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.