Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve me transparencë fiskale

Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve me transparencë fiskale

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin kërkesat minimale në këtë fushë. Sipas raportit, nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri janë vlerësuar si përmbushëse të standardeve minimale të kërkuara, ndërsa 69 të tjera nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret. Në mesin e vendeve që kanë përmbushur kërkesat minimale janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Brazili, India, Portugalia, Rumania, Turqia dhe Afrika e Jugut. Për Shqipërinë, raporti thekson se janë përmbushur kriteret që lidhen me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve buxhetore, kontratave dhe licencave publike.  Raporti analizon nëse qeveritë publikojnë dokumentet kryesore të buxhetit, si buxheti i përgjithshëm, raportet e auditimit të jashtëm dhe informacionet...