Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edi Paloka: Berisha i duhet PD, nuk mund të ikë!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se Sali Berisha mbetet figura kyçe dhe e domosdoshme për PD-në, në kushtet aktuale politike në vend. Gjatë një interviste për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Paloka iu përgjigj pyetjes nëse Berisha duhet të vijojë të drejtojë partinë, duke theksuar se largimi i tij nuk do të zgjidhte problemin kryesor: manipulimin e zgjedhjeve nga mazhoranca. Sipas tij, Berisha ka qenë njeriu që ka punuar më shumë se kushdo tjetër brenda PD-së dhe ka marrë përsipër barrën kryesore të denoncimit të asaj që e cilësoi si ‘farsë elektorale’. ‘E kam thënë dhe më parë: Berisha është i domosdoshëm për partinë. Nuk e them se është Berisha, por sepse sot është i pazëvendësueshëm në këtë betejë,’...