Pas propozimit romantik, fejohen Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri!

Pas propozimit romantik, fejohen Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri!

Këngëtarja shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat lajmin e bukur të fejesës së saj me partnerin Granit Muhaxheri. Përmes dy postimeve në Instagram, Melinda zbuloi çastet kulminante të propozimit romantik, i cili ndodhi buzë detit. Granit kishte përgatitur një skenë të veçantë ku mbi një tabelë dekorative shkruhej: “A do të martohesh me mua?” Ky moment emocionues u shoqërua me një unazë fejesë me gur të madh vezullues, që i dha shkëlqim edhe më të veçantë çastit. Lidhja e tyre, e mbajtur për një kohë të gjatë private, u bë publike vetëm këtë vit, duke surprizuar ndjekësit e Melindës. Ky hap i ri shënon një kapitull të rëndësishëm në jetën personale të artistes, e cila vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura...