Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e parakohshme, Kapri: Na duhet një kandidat, të mos i hapë telefonin as Berishës, as Shehajt nëse fiton nesër
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka folur hapur për klimën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në Tiranë. Kapri kritikoi mënyrën se si kryeministri Edi Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kryetare bashkie të Tiranës, duke e cilësuar si një emër që do t’i shërbejë vazhdimësisë së pushtetit dhe jo qytetarëve. “Rama menjëherë shpalli kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu. Mënyra si e bëri është e qartë: Manastirliu do i shërbejë pushtetit të Ramës nesër,” u shpreh Kapri gjatë intervistës. Duke vënë theksin te nevoja për një alternativë të re nga opozita, Kapri tha se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që të jetë larg politikës së vjetër dhe të fokusohet te qytetari. “Opozita duhet të bëjë të kundërtën. Tiranës i...