Aksident tragjik në aksin Shkodër–Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Aksident tragjik në aksin Shkodër–Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, ku një aksident automobilistik i mori jetën dy personave, babë e bir. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:20, drejtuesi i një automjeti, Valentin Bluda, 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një reklamë anës rrugës. Përplasja rezultoi fatale për të dhe për pasagjerin, të atin Nikoll Bluda, 76 vjeç, të cilët ndërruan jetë në vend. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.