U kap duke transportuar heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

U kap duke transportuar heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke. Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë. Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke.